Shqiptaret ne kampionatin italian Seria A
Kush jane 8 shqiptaret qe luajne ne Serie A. Këtë sezon të Seria A mund ta quajmë atë të shqiptarëve. Asnjëherë më parë nuk ka patur kaq shumë lojtarë nga Shqipëria në ligën kryesore të futbollit në Itali. Lorik Canës, Etrit Berishës e Thoma Strakoshës te Lazio, Migjen Bashës te Torino, Elseid Hysajt te Empoli dhe Samir Ujkanit te Palermo i janë shtuar gjatë merkatos së janarit Andi Lila te Parma e Armando Vajushi te Chievo. Tetë shqiptarë janë pjesë e këtij kampionati aktualisht, ndërsa të parët ishin në vitet në vitet 40’ – 50’ të shekullit të kaluar. Naim Kryeziu, Riza Lushta dhe Loro Boriçi ishin ata që nisën këtë aventurë. Më pas radhën e patën Erjon Bogdani dhe Igli Tare.Ky i fundit ndodhet ende në Itali, por si Drejtor Sportiv te Lazio. Ekipet italiane i kanë kthyer vëmendjen te futbollistët e Kombëtares tonë falë edhe rezultateve të mira në kohëve të fundit dhe të një trajneri italian si Gianni De Biasi që promovon ata. Në Serie A ka edhe të tjerë si Xherdan Shaqiri, Panajot Ko...