Posts

Showing posts with the label Shqip

Shqiptaret ne kampionatin italian Seria A

Image
Kush jane 8 shqiptaret qe luajne ne Serie A. Këtë sezon të Seria A mund ta quajmë atë të shqiptarëve. Asnjëherë më parë nuk ka patur kaq shumë lojtarë nga Shqipëria në ligën kryesore të futbollit në Itali. Lorik Canës, Etrit Berishës e Thoma Strakoshës te Lazio, Migjen Bashës te Torino, Elseid Hysajt te Empoli dhe Samir Ujkanit te Palermo i janë shtuar gjatë merkatos së janarit Andi Lila te Parma e Armando Vajushi te Chievo. Tetë shqiptarë janë pjesë e këtij kampionati aktualisht, ndërsa të parët ishin në vitet në vitet 40’ – 50’ të shekullit të kaluar. Naim Kryeziu, Riza Lushta dhe Loro Boriçi ishin ata që nisën këtë aventurë. Më pas radhën e patën Erjon Bogdani dhe Igli Tare.Ky i fundit ndodhet ende në Itali, por si Drejtor Sportiv te Lazio. Ekipet italiane i kanë kthyer vëmendjen te futbollistët e Kombëtares tonë falë edhe rezultateve të mira në kohëve të fundit dhe të një trajneri italian si Gianni De Biasi që promovon ata. Në Serie A ka edhe të tjerë si Xherdan Shaqiri, Panajot Ko...

A mund të dashurohesh me një qytet? Tirana, mon amour

Image
A mund të dashurohesh me një qytet? Pergjigjja ime është po. Sepse është ajo çka me ndodhi mua me të mberritur në Tiranë. Në imagjinatën time e mendoja gri e të trishtë, siç ndodh me vendet që kanë vuajtur diktaturën komuniste, që në këtë rast ka zgjatur më shumë se dyzet vjet. Tjetër gjë nuk dija sepse informacionet që na mbërrijnë janë pak ose pothuajse aspak. Në fakt është një vend i injoruar nga shtypi dhe televizioni, gati i panjohur si për turizmin masiv, ashtu dhe për atë elitar. Deri më sot, do të thoja unë, sepse situata është në zhvillim të vazhdueshëm. Sapo mbërrita në aeroportin e Tiranës, i madh dhe i mirëmbajtur, me njerëzit që të dalin para për të të pyetur nëse ke nevojë për ndihmën e tyre, kuptova që diçka në përfytyrimin tim duhej rishikuar. Duke përshkruar rrugën që të çon në qytet, e rrethuar nga kodrina të gjelbëruara që zbusin grinë e zymtë të asfaltit, shikimi im, përmes dritares së taksisë, përgatiste shpirtin tim për surprizën e papritur. Sapo mbërrita në hotel...

"Expo Milano 2015", Shqiperia do të jete surpriza e këtij edicioni

Image
TIRANE - Nën moton “Ushqimi ynë, historia jonë, misteri ynë” Shqipëria do të jetë pjesëmarrëse në ekspozenë e njohur universale “ Expo Milano 2015 ”. Nëpërmjet këtij panairi ku Shqipëria merr pjesë për herë të parë si një vend i konsoliduar dhe i vetfinancuar, ushqimi si motor i energjisë së jetës është mesazhi kryesor që përçohet.Në një intervistë për revistën e “ Expo Milano 2015 ”, kryeministri Edi Rama është shprehur se këtë vit Shqipëria do të jetë surpriza e vërtetë e këtij panairi ndërkombëtar të ushqimit. Rama u shpreh se tashmë e gjithë bota do të mund të shijojë dhe rizbulojë ushqimet tradicionale të Shqipërisë, e cila sipas tij do të jetë një pikë referimi për të gjithë brezat e rinj në botë.“Do të jetë një mesazh i thjeshtë por i veçantë, i cili i referohet vlerave të një shije dhe atmosfere në të cilën njerëzit të shijojnë ushqim të mirë. Unë do të preferoja të mos zbulojë shumë detaje të stendës sonë, por unë mendoj se do të jetë një nga surprizat e Expo Milanos 201 5. Ne...

De Biazi: Dua nenshtetesi shqiptare, jam martuar me nje shqiptare

Image
Trajner i Kombëtares shqiptare, Xhani de Biazi, i është përgjegjur pozitivisht kërkesës për një intervistë ndryshe për faqen zyrtare të “Tifozave Kuq e Zi”. Intervista është ndërtuar në 10 pyetje për trajnerin, përmes të cilave është bërë një rezyme e punë së strategut italian prej kohës kur ka nënshkruar me Shqipërinë e deri te objektivat e tij me këtë skuadër. 1. A është dashur shumë mund t’ju bindin për të pranuar ofertën për të marrë drejtimin e Shqipërisë? Le të themi që ishte një eksperiencë që doja te bëja ajo e trajnjerit të një kombëtarje, dhe mundësia e Federatës, më zuri çik në befasi. Në fillim mbeta pak i pasigurtë se ç’duhej të bëja, Por pastaj u hodha në këtë “aventurë” të re me një entuziazëm të madh. 2. Cilët ishin momentet kur jeni penduar pse bëtë këtë zgjidhje dhe momenti që ju bëri krenar për këtë zgjidhje? Deri më sot nuk jam penduar kurrë për zgjedhjen time, edhe pse në verën e 2013 kam patur një ofertë nga një klub i madh europian… Po luftonim për botërorin e Br...

Qytetet italiane ku jetojne me shume shqiptare

Image
Cilat jane qytetet italiane ku jetojne me shume shqiptare . Klasifikimi i qyteteve dhe Rajoneve me me shume shqiptare ne itali. Renditja e shqiptareve ne Itali sipas vitit 2012.

Ezio Greggio tashmë me shtetësi shqiptare

Image
Aktori dhe prezantuesi i njohur i emisionit satirik “Striscia la Notizia”, Ezio Greggio i është dhënë nga presindeti Bujar Nishani shtësia shqiptare. Ezio Greggio gjendej në listën e 15 personave për të cilët presidenti ka firmosur dhënien e shtetësisë shqiptare. Gjatë muajit nëntor të vitit 2014 prezantuesi u nderua me çmimin e Mirënjohjes për promovimin e aseteve kinematografike në Shqipëri, me qëllim sjelljen e produksioneve të huaja që janë të interesuara për shfrytëzimin e peisazheve dhe studiove shqiptare. Ezio Greggio me nenshtetesi shqiptare

Shqiptari që mahniti Italinë me vijat e bardha të rrugës (Video)

Image
Indrit Mema, titular i një firme që lyen vijat e bardha të rrugës në Cosio Valtellino të Italisë, me një video të postuatr në Facebook nga portal amerikan Construction Machines, firma që ka prodhuar maiknën me të cilën ai punon, ka arritur të fitojë 300 mijë kontakte, 3.200 shpërndarje dhe më shumë se 2.000 like e me qindra komente. Shqiptari 38 vjeçar që jeton në Itali prej moshës 21 vjeçare është bërë I famshëm për shkak të shkatëthisë së madhe me të cilën lyen vijat e bardha të rrugës. 1 kilometër e bën vetëm në 4 minuta dhe me një shkathtësi që të le pa fjale. Ka qenë një kolegu i tij që e ka filmuar e që në një farë mënyre e transformoi në një idhull. “Kjo që më ndodhi në internet më ka habitur. Mua më pëlqen të punoj me përkushtim të madh. Kur lyej vijat e bardha ndihem si një fëmijë në go kart”, ka thënë Indriti. Videoja është xhiruar mëngjesin e 13 qershorit në 6.50 Të mëngjesit

Filmat me te mire te 2014

Image
Ky vit pati prurje shumë të mira kinematografike. Disa prej tyre ishin origjinalë, ndërsa shumë të tjerë përshtatje nga më të ndryshmet. Për më tepër, financimi i tyre kapi shifra të larta dhe aktorët duken shumë të kënaqur me pagesat që kanë marrë. Filmat “Selma”, një film me regjisore Ava DuVernay, flet për historinë e dr. Martin Luther King dhe betejën e tij për të fituar të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët në vitin 1965. Një film i prodhuar në vitin 2014 që do të publikohet në janar të vitit 2015, me siguri do të fitojë shumë mbështetës, veçanërisht në këtë periudhë të trazuar të historisë amerikane të protestave për të drejtat e personave me ngjyrë dhe luftën ndaj pabarazisë. “Boyhood” është një portret i ndershëm dhe emocionues i një djali që kalon nga fëmijëria në adoleshencë. Kjo, sepse Richard Linklater shpenzoi 12 vjet duke filmuar “Boyhood”, duke e kthyer këtë film në një arritje kinematografike. Filmi është një kapsulë kohe për audiencën. Nuk do të shfaqet më kur...